4 persona janë lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Është një vetaksident në autostradë, tek dalja Prizren-veri. 4 persona janë lënduar, të vdekur nuk ka”, ka deklaruar Bytyqi.
Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihet.