Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në Berlin për lëvizjen e lirë me letërnjoftime mes shtetasve të rajonit, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.
Këto i bëri të ditur ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock.
“Në këtë kohë, kur ndonjëherë rrezikon të humbasësh shpresën, sot ishte një ditë e bashkimit: Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Të gjashtë vendet kanë rënë dakord për marrëveshje qendrore – kjo mund të duket e vogël, por është një hap gjigant”, ka shkruar Baerbock në Twitter.
In dieser Zeit, in der man ja manchmal Gefahr läuft, die Hoffnung zu verlieren, war heute ein Tag des Zusammenfindens: Der #Westbalkan wächst näher zusammen. Alle sechs Länder haben sich auf zentrale Abkommen geeinigt – das klingt vielleicht klein, ist aber ein Riesenschritt. 1/3
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) October 21, 2022
Ajo shtoi se “Njerëzit atje tani do të kalojnë kufijtë e vendeve të tyre pa viza. Universitetet njohin reciprokisht diplomat e tyre, punëdhënësit njohin reciprokisht kualifikimet e tyre. Ne punuam për të, për një kohë të gjatë, tejkaluam përçarje të thella dhe bashkuam vendet”.
Die Menschen dort werden nun ohne #Visa die Grenzen ihrer Länder überqueren. #Universitäten ihre Abschlüsse, #Arbeitgeber ihre Qualifikation gegenseitig anerkennen. Lange haben wir daran gearbeitet, tiefe Gräben überwunden & die Länder zusammengebracht.
2/3— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) October 21, 2022
Ndërkaq ajo tha se ka investime edhe në organizata rinore rajonale.
“Ne nuk kemi investuar vetëm në infrastrukturë, por edhe në organizata rinore rajonale që bashkojnë njerëzit. Mes tyre Adi, Azra, Isidora, Jakša, Sarah & Shyret. Ata janë një shembull i faktit se gjoja të tjerët nuk janë kundërshtarë, por mund të bëhen miq”, ka shtuar Baerbock.
Wir haben nicht nur in Infrastruktur investiert, sondern auch in regionale Jugendwerke, die zusammenbringen. Darunter Adi, Azra, Isidora, Jakša, Sarah & Shyret. Sie sind Beispiel dafür, dass vermeintlich andere nicht Gegner sind, sondern #Freunde werden können. 3/3 pic.twitter.com/lWJogVRwOm
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) October 21, 2022