Komisioneri Evropian për Zgjerimin në Bashkim Evropian(BE), Oliver Varheyli ka thënë se siguria e energjisë elektrike është në axhendën e tyre.
Varheyli ka shtuar se përfundimi i Tregut të Përbashkët Rajonal duhet të përparojë shpejt, në mënyrë që të korren përfitimet e plota të mbështetjes së Bashkimit Evropian.
Tutje, Varheyli shtoi se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane.
“Siguria e energjisë elektrike është e lartë në axhendën e tyre. Përfundimi i Tregut të Përbashkët Rajonal duhet të përparojë shpejt për të korrur përfitimet e plota të mbështetjes për BE-në. Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane!”, shkruan Oliver Varheyli në Twitter.