Prokuroria në Prizren, aktakuzë ndaj zyrtarëve të DKA-së

Shkumbin Miftarit nga Gjilani i pamundësohet punësimi si profesor në shkollën e muzikës në Prizren pavaresisht kualifikimeve. Prokuroroia e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj antarëve të DKA-së për keqpërdorimin, por të njëjtit mohojnë të dinë për aktakuzën, njësoj edhe drejtoresha e arsimit

Foto ilustrim

Në këtë shkollë muzike në Prizren për tu bërë profesor i harmonikës kishte aplikuar Shkumbin Miftari nga Gjilani.

Por, ani pse i vetmi kandidat që plotësonte kushtet me shkollimin adekuat, i njëjti nuk u përzgjodh nga Drejtoria e Arsimit të kësaj komune.

Ai tashmë ka angazhuar një avokat për ta përfaqësuar ndërsa lënda ka kaluar edhe tek organi i akuzës.

Gent Gjini pretendon se klientit të tij i janë shkelur të drejtat në këtë rast.

Gent Gjini, Avokat

“Së pari këta kanë pretenduar se i njëjti nuk i ka dorëzuar dokumentet por Shkumbin Miftari i ka pasur dokumentet të protokoluara dhe kjo është vërtetuar. Ky skandal është munduar të kalohet por disi është përbirë, më pastaj kanë pretenduar që nuk i ka nostifikuar dhe po ashtu është vërtetuar që ka pasur nostifikimin dhe në vlerësim me kundërkandidatin e tij i njëjti ka pasur gradime superiore të masterit dhe shkollimit adekuat”, ka theksuar Gjini.

Ndërkohë, lëndën e ka trajtuar Prokuroria Themelore në Prizren, ndërsa tashmë është ngritur një aktakzuë.

Ndaj drejtorit të Shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” Vesel Krasniqi, dhe dy antarëve të tjerë të DKA-së në Prizren, Jeronim Susuri dhe Rina Basha po rëndon akuza për “cenim të të drejtës në punësim”.

“Nga elaborimi i provave, nga dëshmitë e marra në prokurori, duke përfshirë deklaratën e të dëmtuarit, deklaratat e të pandehurve dhe nga provat material të cilat I disponon prokuroria, duke vlerësuar secilën provë veç e veç, e në lidhmëri logjike dhe faktike kam ardhur në përfundim se në veprimet e të pandehurve Jeronim Susuri, Vesel Krasniqi dhe Rina Basha qëndrojnë të gjitha elementet qenësore të figurës së veprës penale “Cenim i të drejtave të punësimit, dhe papunësisë”. Për çka i propozi gjykatës që të njejtit ti shpallin fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit si dhe të obligohen në pagesën e shpenzimeve proceduriale”.

Mbi këtë çështje nuk ka pranuar të pronocohet vetë drejtori i shkollës “Lorenc Antoni” Vesel Krasniqi.

Por ani pse prokuroria pohon se i njëjti është marrë në pyetje, ai përmes telefonit ka thënë se nuk ka të bëjë me rastin dhe nuk di për aktakuzë ndaj tij.

Bisedë telefonike me gazetaren e RTV Dukagjinit

“Kurfar informacioni ska, nuk kam kurgja unë, njerëzit munden me thanë gjithçka por mu askush nuk më ka njoftu”, ka thënë Krasniqi.

Se nuk është në dijeni për aktakuzën televizionit i ka thënë edhe anëtari tjetër i DKA-së Jeronim Susuri.

Në terr informative lidhur me këtë çështje duket të jetë edhe drejtoresha e arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj.

Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtoresha e Arsimit në Prizren

“Për të gjitha këto në DKA në Prizren, nuk kemi një informatë zyrtare nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata Themelore në Prizren për aktakuzën e të njëjtëve. Poashtu edhe në konsultim me drejtorin aktual të shkollës së muzikës z. Vesel Krasniqi, i njëjti nuk ka informata zyrtare se ndaj tij është ngritur aktakuzë”, ka thënë Veselaj-Gutaj.

Ndonëse aktakuza është ngritur me 20 maj të viti 2021, deri me tani asnjë seancë përfshirë atë dëgjimore nuk është thirrur nga Gjykata Themelore në Prizren, ndërkohë arsyetimi ka qenë se gjykatësi I caktuar është ngritur në pozitë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika