Një 5-vjeçar ka ndërruar jetën në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, në orët e hershme të së premtes.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se i ndjeri ka ndërruar jetë në shtëpi. Arsyet për vdekjen e tij nuk dihen akoma.
“Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.