Të enjten e 20 tetorit, rreth orës 18:40, është raportuar se katër persona të huaj, dy femra dhe dy meshkuj, nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë, kështu bëhet e ditur në Raportin e Policisë.
“Rr. Ferid Curri, Prishtinë 20.10.2022 – 18:40. Është raportuar se katër persona të huaj dy femra dhe dy meshkuj nga Maroku e Tunizia, janë zënë duke qëndruar ilegalisht në një banesë në Prishtinë, dhe dyshohet se ata kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.
Personat dyshohen se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës dhe kanë kryer veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”.
Të dyshuarit, sipas policisë, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.