Se sa ndikon rrethi shoqëror tek fëmijët tregon më së miri intervista me logopedin, Blendi Sahiti në Radio Dukagjini.
I ftuar në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani, Sahiti rikthehet në studin e Radio Dukagjinit për treguar se ndonëse arsyet që shpien deri tek belbëzimi nuk dihen, të paktën një për qind e popullësisë kanë pengesa në të folur. Mundësia e të vetlarguarit është më e madhe tek fëmijët në moshë të hershme por në të shumtën e rasteve, nga mosha 5-6 vjeçare janë raste që duan trajtim tek logopedët.
Se si mund të dallojnë prindërit që fëmijët kanë nevojë për trajtim në këtë drejtim, ka treguar vet Sahiti.
“Pjesa e përsëritjes së tingujëve, fjalëve, fjalive është një shkak i treguar mirë nga fëmijët se kemi të bëjmë me belbëzim. E ceka se në raste di edhe të largohet vet por prindërit mund të vrejnë që kur fëmijët fillojnë të stresohen, ata fillojnë të prodhojnë dy herë më shumë tinguj sesa gjendja normale”, ka treguar ai.
Krahas kësaj, ai ka treguar se përpos trajtimit në formësimin më të mirë të tingujve, Logopedi merret edhe me pjesën e tendosjes së muskujve facial, rregullimin e frymëmarrjes dhe atij të ritmit si dhe me rritjen e vetëbesimit tek pacientët.
“Ka raste kur ka nxënës të shkëlqyer npor që hezitojnë të flasin si shkak I belbëzimit dhe rrjedhimisht, aktiviteti i tij ose saj bie shumë”, ka treguar Sahiti gjersa ka theksuar4 se mjedisi i jashtëm, në këtë rast ngacmimet dhe bullizimi që u bëhet fëmijëve mund të ndikojë në një rikthim të belbëzimit.
Sipas tij, çdo emocion që kalon limitin e tij mund të ndikojë në rrezikun për të pasur problem në belbëzim.
Për fund, logopedi Sahiti ju këshillon që asgjë në botë nuk mund të ju pengojë në rrugën e shërimit, as bullizmi.