Nokia do të ndalojë së bëri biznes në Rusi

Prodhuesi i njohur i pajisjeve të telekomunikimit Nokia do të tërhiqet nga tregu rus, këtë e ka konfirmuar shefi i menaxhmentit të Nokia-s, për Reuters, Pekka Lundmark. Po ashtu ka bërë të ditur se kjo tërheqje është për një kohë të pacaktuar dhe se vendimi do të prekë rreth 2,000 punëtorë.

“Ne thjesht nuk pamë asnjë mundësi për të vazhduar të bëjmë biznes në Rusi në rrethanat aktuale”, ka thënë Lundmark në një intervistë për Reuters.

Pekka Lundmark, president dhe CEO i Nokia-s

Ai shtoi se Nokia do të vazhdojë të mbështesë klientët gjatë daljes së saj dhe nuk mund ta dinte se sa do të zgjaste faza e tërheqjes së Nokia-s.

Gjithashtu, Lundmark ka thënë se Nokia tani nuk do të zbatojë një plan të shpallur në nëntor për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët me YADRO të Rusisë për të ndërtuar stacionet bazë të telekomit 4G dhe 5G.

Si Nokia, ashtu edhe Ericsson, bënë një përqindje të ulët njëshifrore të shitjeve në Rusi, ku kompanitë kineze si Huawei dhe ZTE kanë një pjesë më të madhe.

Nokia nuk pret që ky vendim të ndikojë në perspektivën e saj për vitin 2022, por tha se do të çonte në një provizion në tremujorin e parë prej rreth 100 milionë euro.

Ndërsa disa sektorë, përfshirë telekomin, janë përjashtuar nga disa sanksione për arsye humanitare ose të ngjashme, Nokia tha se kishte vendosur që largimi nga Rusia ishte alternativa e vetme.

Rusia është, gjithashtu, në mosmarrëveshje me Finlandën dhe Suedinë, përkatësisht me vendet e origjinës të Nokia-s dhe Ericsson-it, lidhur me interesin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Nokia partner me Ericsson

Rusia kishte shtyrë, gjithashtu, që kompanitë të fillonin ndërtimin e rrjeteve duke përdorur vetëm pajisje ruse, duke kërkuar të bindte Nokia-n dhe Ericsson të krijonin fabrika në vend.

Vendimi i Nokia-s për t’u larguar nga Rusia do të prekë rreth 2000 punëtorë, dhe disave prej tyre mund t’u ofrohet punë në pjesë të tjera të botës, tha Lundmark.

Nokia ka rreth 90,000 punonjës në mbarë botën.

Shumë nga kompanit e huaja janë duke ndërprerë lidhjet me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika