Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur si dhe janë raportuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.
Pothuajse një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.
Të shtunën e 22 tetorit zyrtarët ukrainas kanë thënë se “infrastruktura kritike” ishte goditur në rajonin Cherkasy, në juglindje të kryeqytetit Kiev. Një zjarr i madh po ashtu është raportuar në afërsi të qytetit të Smilës.
Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, ka njoftuar se do të kufizonte furnizimin në disa rajone, duke përfshirë Kievin duke shtuar se sulmet e së shtunës mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji.
Komanda e forcave ajrore të Ukrainës ka theksuar se sistemet e saj të mbrojtjes kishin shkatërruar 18 raketa lundrimi ruse të lëshuara të shtunën në mëngjes, raporton BBC.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar të premten 21 tetorti Rusinë për vendosjen e minave në një digë hidroelektrike në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, e cila është nën kontrollin e forcave të Moskës.