Gjatë të dielës së 23 tetorit, do të realizohen ndërhyrje në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, ndërsa ndërhyrja do të bëhet në fshatin Lupç.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punimet do të fillojnë në orën 09:00-16:00.
“Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Tutje në këtë njoftim thuhet se gjatë këtyre ndërhyrjeve lagjet e Prishtinës që mund të ndjejnë mungesën e ujit janë Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera.