Marrëveshja eventuale pa njohje vlerësohet në dëm të Kosovës

Përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke, nuk do të sjellë stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Kështu thonë njohës të politikës së jashtme, që këto komente i kanë bërë pas një dekalarate të Gabriel Escobar. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë në mediat serbe ka thënë se shteti i tij do të mbështeste një marrëveshje pa njohje , nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për një gjë të tillë

Foto ilustrim

Intensifikimi i procesit të dialogut, propozimi gjermano-francez, e vizitat e shumta të diplomatëve të huaj, kanë shkaktuar një mjegull në Kosovë sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë.

E, shqetësimin e shtoi një deklaratë e bërë në Beograd e emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se SHBA-ja do të përkrahte një marrëveshje pa njohje, nëse për këtë pajtohen Kosova dhe Serbia.

Për profesorin anglez Aidan Hehir, i cili ligjëron në universitetin “Wesminister”, vetëm njohja e ndërsjellë do ta zgjidhte problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Aidan Hehir, Profesor në Londër

“Vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë një stabilitet dhe paqe në rajon. Nëse do të kishte një marrëveshje që Serbia nuk do ta ndalonte anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB dhe në një pjesë të marrëveshjes do të kishte vëne në dijeni të pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin BE-në dhe katër shteteve anëtare të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën, të gjithë do ta njohin Kosovën në në 12 muajt e ardhshëm, atëherë po, e shoh se mund të ketë kuptim edhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën zyrtarisht”, ka thënë Hehir.

Profesori Hehir shton se SHBA-ja si partneri kryesor i Kosovës nuk do të duhej të mbështeste një marrëveshje nuk përmban njohje reciproke me Serbinë.

Aidan Hehir, Profesor në Londër

“Mendoj që do të ishte një zhgënjim në këtë rast, pasiqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aletati më i fuqishëm i Kosovës dhe është një nga arsyejet kryesor qe shteti Kosovës ekziston. Tani Kosova është e pavarur dhe është e njohur prej shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe  NATO-s, dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën janë pikërisht shtetet të cilat nuk kanë një demokraci të zhvilluara dhe që kanë një bashkëpunim me Rusinë, dhe në këtë situatë që gjendet politika e tashme, Kosova është shteti që duhet të përkrahet”, ka shtuar ai.

Vizita e Escobarit erdhi pak ditë para përfundimit të afatit për kthimin e targave nga ato ilegale të Serbisë në RKS.

E, në mes frikës për rritje të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, profesori i marrëdhenieve ndërkombëtare në Paris, Valon Murtezaj, konsideron që përfundimi i dialogut pa një njohje të ndërsjellë nuk nënkupton normalizim të marrëdhenieve.

Valon Myrtezaj, Profesor

“Për Kosovën më e rendësishmja është që të jetë njohja në qendër, marrëveshje finale, definitive gjithëpërfshirëse, sepse qëllimi i dialogut të Brukselit tash e shumë se 10 vite ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo nuk mund të arrihet pa njohje reciproke. Nëse nuk ka njohje në qendër, çfarëdo lloj marrëveshje nënkupton që relacionet mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë të normalizuara, pra nuk është punë e kryer”, është shprehur Murtezaj.

Në kulmin e presionit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka nisur takimet për të siguruar unitet të brendshëm politik rreth marrëveshjes me Serbinë.

Por, jo të gjithë liderët opozitarë i janë përgjigjur interesimit të Ekzekutivit për një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika