Personat që preken më shumë nga kjo sëmundje janë gratë prej moshës 30-50 vjeçare, me lëkurë të çeltë dhe të ndjeshme.
Shkaqet kryesore të shfaqjes së rosacesë mbeten debat në botën mjekësisë funksionale. Por se, aspekti gjenetik është faktor i rëndësishën në shfaqjen e kësaj sëmundje, por jo vendimtarë.
Sipas provave mjekësore, rosacea lidhet me dysboizën dhe infeksionet nësistemin tretës, çrregullimin e imunitetit dhe hormonet. Kjo sëmundje kronike duhet parë si çrregullim i gjithë organiizmit dhe jo vetëm i lëkurës.
Ushqimet e identifikuara që e shkaktojnë këtë sëmundje janë: qumështi dhe produktet e tij, majaja, çokollata, alkooli, salca e sojës, ushqimet pikante dhe ushqimet e pijet e nxehta.
Për personat me rosacenë, është e nevojshme të kryhet një dietë eliminuese e ekuilibruar ose të bëhet një test i mostolerancës ushqiimore për të zbuluar se cilat ushqime shkaktojnë rosacenë.
Personat në luftë me rosacenë, sygjerohen nga mjektë që preferohet të aplikohet një dietë anti-inflamatore. Kjo dietë është mesdhetare që përfshin peshk dhe ushqim deti.
Ndërsa, strategjitë e nevojshme terapeutike përfshijnë balancimin e hormoneve të gjendrave mbiveshkore, tiroide, reduktimin e shkaktarëve mjedisorë, përforcimin e sistemit imunitar, mikrobiomën e zorrëve, hormonet seksuale, ekspozimin në diell dhe përmirësimin e funksionit të tretjes.
Gjatë kësaj periudhe, këshillohet të gjeni ushqime të pasura me antioksidues, acide omega-3 yndyrore, fibra, zink dhe vitaminë A.