Ish-sulmuesi japonez vdes në moshën 32-vjeçare pas një operacioni në tru

Masato Kudo ishte diagnostikuar me hidrocefalus dhe pas nënshtrimit të një operacioni në tru ka ndërruar jetë. Ish-sulmuesi më parë ka luajtur për Kashiwa Reysol, Vancouver Whitecaps, Sanfrecce Hiroshima dhe Brisbane Roar

Ish-sulmuesi japonez Masato Kudo

Ish-sulmuesi japonez Masato Kudo ka vdekur në moshën 32-vjeçare pas një operacioni në tru.

Kudo, i cili po luante për klubin japonez të nivelit të tretë Tegevajaro Miyazaki, u sëmur më 2 tetor dhe u diagnostikua me hidrocefalus, një grumbullim i lëngjeve në barkushet në tru.

Ish-sulmuesi më parë ka luajtur për Kashiwa Reysol, Vancouver Whitecaps, Sanfrecce Hiroshima dhe Brisbane Roar.

“Ne jemi të shkatërruar që një lojtar kaq i madh ka ndërruar jetë kaq herët. Ai luajti për Japoninë dhe kishte një histori të shkëlqyer, por qëndroi i përulur”.

“Ai kishte një qëndrim të mrekullueshëm dhe kujdesej për shokët e tij të skuadrës, klubin dhe mbështetësit”, thuhet në një deklaratë të Tegevajaro Miyazaki, raporton BBC, përcjell portali Dukagjini.

Kudo ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje gjatë garës së Kashiwa Reysol në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë në vitin 2013 dhe shënoi dy herë në katër paraqitje për Japoninë atë vit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika