A po dërgohen mercenarët turq për të luftuar për Rusinë?

Qarkullimi i disa video-ve në rrjetet sociale ka sjellur dyshime që mercenarët turq po dërgohen për të luftuar për Rusinë

Gjatë ditëve të fundit ka marrë vëmendje një video e cila tregon pamje që dyshohet se mercenarët turq që shkojnë të luftojnë për Rusinë në luftën në Ukrainë. Në këtë video shihen dy ushtarë që mbajnë një flamur turk dhe shprehin gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në konflikt.

“Ne po vijmë atje me ndihmën e Allahut. Ne kemi flamurin tonë… Do të shkojmë dhe do të kthehemi me ndihmën e Allahut”, thotë një burrë me një flamur turk të ngjitur në jelek antiplumb. Ndërsa, personi i dytë në video mban një flamur turk, ndërsa uniforma e tij ka një flamur turk dhe rus të mbjellë në të.

 

Ky klip është publikuar për herë të parë të hënën e 17 tetorit nga një kanal Telegram pro-rus duke pretenduar se “legjionarët turq iu bashkuan ushtrisë ruse dhe do të marrin pjesë në operacionet luftarake në Ukrainë”.

Por a po dërgohen vërtet mercenarët turq në Ukrainë?

Gazetarët e shërbimit në gjuhën turke konfirmuan për Euronews se burrat flasin një dialekt të turqishtes, por nuk janë nga Turqia.

Përzierja midis këtij dialekti dhe disa fjalëve ruse sinjalizon se këta burra janë me shumë gjasa turq Ahiska (të njohur edhe si turq mesketë).

Të dhëna për turqit masketë janë marrë nga Drejtoria Botërore e Pakicave dhe Popujve Indigjenë, ku sipas kësaj drejtorie turqit mesketë jetonin përgjatë kufirit turko-gjeorgjian, dhe u dëbuan në vitin 1944 nga Joseph Stalin në republika të ndryshme sovjetike të Azisë Qendrore, si Uzbekistani dhe Kazakistani.

Në qershor 1989, turqit Ahiska në Uzbekistan janë sulmuar nga uzbekët dhe më shumë se 100 prej tyre janë vrarë dhe si rezultat, trupat sovjetike deportuan mbi 87 mijë turq Ahiska në Rusi. Gjatë ditëve të sotme, shumë prej tyre janë zhvendosur që atëherë në Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan dhe Rusi, duke përfshirë edhe Kaukazin e Veriut.

Euronews ka kontaktuar me një përfaqësues të turqve Ahiska jashtë vendit, i cili ka konfirmuar se burrat në video flasin dialektin Ahiska. Po ashtu, ai ka shpjeguar se beson që këta janë burra që jetojnë në Rusi dhe për këtë arsye janë mobilizuar për luftën në Ukrainë.

Përfaqësuesi i turqve Ahiska ka shpjeguar se duke qenë se turqit e Ahiskës e konsiderojnë veten turq, kjo është arsyeja pse ushtarët shihen duke tundur flamurin në video.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar për Euronews dhe gazetari me bazë në Kaukazin e Veriut, Alik Puhati, i cili ka thënë se “kanë një komunitet të vogël turqish mesketë që jetojnë në Osetia dhe janë mobilizuar  ashtu si gjithë të tjerët”.

Sipas zëvendës komisariatit ushtarak të Osetisë, më shumë se 400 burra janë mobilizuar për të luftuar në Ukrainë dhe qëllimi i tyre është të rekrutohen 1000 të tjerë në rajonin e Osetisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika