Kryesia e Partisë Socialiste të Serbisë ka pranuar njëzëri marrëveshjen që kreu i socialistëve, Ivica Daçiq, ka arritur me kryetarin e Partisë Progresive Serbe, Aleksander Vuçiq, për përbërjen e qeverisë së re në krye me Ana Bërnabiq.
Socialistët pranuan që ministër i Arsimi të jetë, Branko Ruzhic, ndërsa Ivica Daçiq, të jetë ministër i Jashtëm dhe kreu i Byrosë së Kordimit të Shërbimeve të Sigurisë.
Ndërkaq, postet e Daçiq nuk përfundojnë këtu, ai gjtihashtu do të jetë edhe zëvendëskryeministëri i parë.
Daçiq theksoi se koalicioni SPS ka 10 vjet që bashkëpunon me Vuçiqin dhe mendon se Serbia ka bërë hapa të mëdhenj drejt BE-së pothuajse në të gjitha segmentet.
“Përparësia e madhe e kësaj kohe është stabiliteti i theksuar politik, i cili është parakusht për arritjen e çdo qëllimi dhe është në interesin më të mirë të Serbisë dhe popullit serb që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Daçiq për bashkëpunimin me presidentin Vuçiq, njoftojnë mediat serbe.