Zgjedhjet e pjesshme lokale në 14 komunat e Malit të Zi

Mbi 66 mijë qytetarë apo 46.6 për qind, e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, deri në orën 15:00, në Podgoricë, njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT)

Ilustrim. Foto nga Vijesti





Në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë, të dielën e 23 tetorit, mbi 66 mijë qytetarë apo 46.6 për qind, e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit deri në orën 15:00, njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Në zgjedhjet lokale që po mbahen, po garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna dhe të drejtë vote kanë rreth 340 mijë persona.

Siç raporton “Vijesti”, deri në orën 16:00, rreth 58.03 për qind e votuesve të regjistruar në Kolashin e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, ka thënë kryetarja e KKZ-së, Radmila Shukoviq.

Ndërkaq, deri në orën 15:00 në Danilovgrad, 49.30 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Gara po zhvillohet midis dy grupimeve politike që kanë udhëhequr prej vitesh në Ml të Zi.

Partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq në njërën anë dhe në anën tjetër janë partitë që kanë fituar zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Këto zgjedhje po zhvillohen në një kohë krize politike në Mal të Zi.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve të pjesshme lokale, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Rashko Konjeviç dhe ate të Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiç.

Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes që përfaqsonin partinë e presidentit Gjukanoviq, u inicua nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Ky i fundit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndryshe, në 14 komunat ku po votohet, nëntë prej tyre janë qeverisur nga Partia e Gjukanoviqit me partnerët ne koalicion.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika