Boris Johnson është tërhequr nga gara për liderin konservator dhe për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Johson mbështetej publikisht nga 59 deputetë konservatorë, por ata duhej të arrinin 100 për të qëndruar në garë dhe kjo i hapi rrugën ish-kancelarit të Thesarit, Rishi Sunak për t’u bërë kryeministri i ri britanik.
Ai aktualisht ka 144 vota në mesin e konservatorëve.
Ish-kryeministri përmes një komunikate për media ka konfirmuar se “ka mundur t’i sigurojë 102 vota”, por se ka arriti në përfundimin se “kjo nuk është koha e duhur”.
“Ndërsa kam kontaktuar me Rishin dhe Pennyn, duke shpresuar se ne mund të bashkohemi për interesin kombëtar, për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Johnson, shkruan Reuters.
Sunaku, i cili luajti një rol kyç në rrëzimin e qeverisë së atëhershme të Johnsonit, është favoriti i parë për kryeministrin e ri.
Ai e provoi këtë pas largimit të Johnsonit, por më pas u mposht nga Liz Truss.
Sunak, 42-vjeçari ish-ministri i financave, kishte konfirmuar më herët se do të hynte në votim, duke u zotuar se do të trajtonte “krizën e thellë ekonomike” të vendit me “integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie”.
“Dua të rregulloj ekonominë tonë, të bashkoj partinë tonë dhe të japim rezultat për vendin tonë,” kishte thënë Sunak, njeriu i akuzuar nga mbështetësit e Johnson se i dha fund periudhës së tij të mëparshme trevjeçare në detyrë.
Sunak u largua nga kabineti në korrik, duke shkaktuar një rebelim të paparë ministror kundër Johnson.
Sipas rregullave të garës, nëse vetëm një kandidat siguron mbështetjen e 100 ligjvënësve konservatorë, ata do të emërohen kryeministër të hënën.