Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të marrë vaksinën e tij të përditësuar për COVID-19. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz, të dielën tha se Biden do t’i inkurajojë më shumë amerikanë të marrin vaksinën më të fundit.
Deri më tani, vetëm 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vaksinë të përditësuar për COVID, gjatë javës së kaluar.
“Ne kemi nevojë që të gjithë të marrin vaksinën e tyre të përditësuar sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, duke shtuar se numri i të vaksinuarve nuk është i mjaftueshëm.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se javën e kaluar, 4.5 milionë shtetas amerikanë kishin marrë vaksinën e përditësuar gjatë javës së kaluar, dhe kjo kishte shënuar rritjen më të madhe javore që nga fillimi i programit të vaksinimit të vjeshtës dhe rreth 40 për qind nga java e kaluar, raporton reuters.
Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në korrik të këtij viti, ai rezultoi pozitiv dhe në një rast të rikthimit të parë në një përqindje të vogël të njerëzve që marrin ilaçin antiviral Paxlovid. Në gusht, Biden rezultoi negativ dy herë duke i dhënë fund izolimit të tij më shumë se dy javë në Shtëpinë e Bardhë.