Von Cramon për propozimin franko-gjerman: Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën në shtegun ndërkombëtar

Viola Von Cramon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se propozimi franko-gjerman në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në shtegun ndërkombëtar. Sipas saj, ky plan do të ishte përparim i madh, pasi Kosova në nivel ndërkombëtar do të përballej me një fazë të re të njohjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në konferencë për media





Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi i pretenduar franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, është rast i mrekullueshëm që të ecet përpara.

“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, është mundësi e madhe, duhet që liderët t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime, është rast i mrekullueshëm që të ecet përpara”, ka deklaruar Von Cramon në një konferencë për media.

Sipas Cramon, propozimi franko-gjerman është i ri, dhe si çdo kompromis tjetër kërkon vullnet politik.

Për të, edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare për momentin, është mirë që të arrihet një pako e pranueshme për të dyja palët.

“Është rast i mirë për ta shtyrë Kosovën përpara në shtegun ndërkombëtar, do të ishte përparim i madh, do të shihni se në nivel ndërkombëtar do të përballet me një fazë të re të njohjeve. Është mundësi e mirë, nuk është 100% si çdo kompromis, por është shumë më shumë se do të prisja para disa muajsh”, ka vijuar ajo.

Ajo ka përmendur zgjedhjet në ShBA dhe në Bashkim Evropian, të cilat, do të tërheqin vëmendjen prej dialogut Kosovë-Serbi, prandaj ka thënë se do të ishte mirë të kishte një përparim në dialog para këtyre zgjedhjeve.

“Gjendja e përgjithshme në Evropë nuk po lehtësohet, do të na duhet ta kemi një zgjidhje në dialog, ky do të ishte rekomandimi im. Do të kërkoja nga të gjithë ta shqyrtojnë, dhe t’u shpjegohet qytetarëve. Kjo varet nga vendimmarrësit”.

Sipas saj, Kosova si vendi më proevropian duhet ta përkrahë këtë propozim franko-gjerman.

Von Cramon: Në mes të nëntorit e dhjetorit, presim diçka për vizat, ende nuk ka vendim final

Ndërkaq për vizat, ajo shpreson se do të ketë diçka në mes të nëntorit dhe fillim të dhjetorit.

“Në prapaskenë po punojmë shumë që të kemi një vendim pozitiv, që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti”.

Ajo ka thënë se Komisioni Evropian i ka parë vlerësimet që janë pozitive dhe reformat që janë hartuar. Sipas saj, të gjitha kriteret janë përmbushur, gjersa ka shtuar se “BE ende nuk ka vendosur për këtë çështje”.

“Edhe unë po vuaj, si secili prej jush këtu”, ka theksuar ajo.

Ndërsa, për krizën energjetike, ajo ka thënë se Kosova po vazhdon me kushte të vështira dhe se nuk varet prej Qeverisë së Kosovës, sepse sipas saj, është një krizë me të cilën po ballafaqohet kontinenti evropian.

“Si përkrahëse e agjendës së gjelbër së BE, shpresoj që të heqim dorë nga thëngjilli dhe të shfrytëzojmë energjinë e ripërtritshme”.

Ndërsa, për edicionin e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të hapur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është shenjë e fuqizimit të grave në Kosovë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika