Marka e modës, “Savage X Fenty” që drejtohet nga Rihanna ka zbuluar një linjë të re produktesh, e cila përfshin kategorinë e veshjeve sportive.
‘Sport’ është drejtuar nga drejtori ekzekutiv i dizajnit të sapoemëruar Adam Selman, në një njoftim për media thuhet se kjo kategori është projektuar me idenë e kombinimit të funksionalitetit me lojën.
Kategoria e re e “Savage X Fenty” përmban sutjena me ndikim të ulët dhe të mesëm, dollakë me bel të lartë, jumpsuits dhe një body.
Liderja e kësaj marke, Rihanna për ofertën e re ka thënë se donin të shtynin kufijtë në mënyrën se si përcaktojnë sportin dhe veshjet sportive.
“Ne e mendojmë sportin si mënyrën se si ecni në jetën tuaj. Unë dua që njerëzit të ndihen seksi, të shkujdesur dhe të fuqishëm kur vendosin këto pjesë dhe Adam është stilisti i përsosur për të realizuar atë vizion”, ka thënë Rihanna.
Dizajneri Adam Selman ka ndihmuar më tej në kapsulën e parë të Savage X Fenty në vitin 2020, dhe më vonë është zgjedhur për rolin e drejtorit të dizajnit të brendshëm për të udhëhequr të dy kategoritë “Lounge” dhe “Sport”, transmeton “fashionunited”.
Marka e modës, “Savage X Fenty” është duke u përgatitur për “Savage X Fenty Show Vol. 4”, i cili do të transmetohet në Prime Video në më shumë se 240 vende më 9 nëntor të këtij viti.
Linja e re do të jetë e disponueshme për blerje në të njëjtën ditë me shfaqjen, me akses të hershëm për anëtarët VIP duke filluar nga 1 nëntori.