Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të hënë në rrugën Komoran – Caralevë, si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar rëndë.
Rastin e ka bërë të ditur për portalin Dukagjini zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat kanë qenë në lëvizje, dhe si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa dy kanë mbetur të vdekur.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë mundur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo shtoi se vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, dhe me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.