I pari i PDK-së përkujton eksodin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar sot 23 vjetorin e eksodit shqiptar.

I pari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook ka thënë se është jetike që kjo histori e dhembjes në përpjekje për liri, të mos harrohet asnjëherë.

22 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

“Sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar, në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë”, ka shkruar ai.

Ai iu ka shprehur mirënjohje të thellë gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që i kishin hapur zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre për të strehuar refugjatët nga Kosova.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shtuar Krasniqi.

Të shtunën e 16 prillit janë bërë 23 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova.

Me mijëra shqiptarë, gjatë luftës së vitit 1998-1999, u detyruan nga forcat serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç eksodit për në Shqipëri e Maqedoni, shumë shqiptarë të tjerë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa të tjerë ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u strehuar në malet e Kosovës.

Në mesin e të shpërngulurve kishte, fëmijë, gra, burra e qindra të moshuar.

23 vjet nga dëbimi i shqiptarëve nga Kosova

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika