Hysen Durmishi rrit enigmën për Liburn Aliun: Nuk e di pse nuk është në kryesi të VV-së

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar për mungesën e tij dhe ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu, në kryesinë e re të LVV-së

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi





Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ku është zgjedhur kryesia e re e Lëvizjes Vetëvendosje, një nga emrat kyç të kësaj partie është edhe Hysen Durmishi.

Durmishi, i cili aktualisht është zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, në një linjë direkte telefonike në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, është deklaruar për mungesën e tij në kryesinë e re të LVV-së.

Arsyeja e vetme pse ka mbetur jashtë strukturave të reja të LVV-së sipas Durmishit është për shkak të angazhimit të tij në ekzekutiv.

“Arsyeja e vetme është sepse nuk jam anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm, nuk kam marrë pjesë fare në procesin zgjedhor të brendshëm për shkak të pozitës që e kam në qeveri dhe punëve të mëdha që i kam në ministri”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se ky është një parim i tij të cilin e ka përdorur edhe në kohën sa ishte në pozitën e drejtorit në komunën e Prishtinës.

“Në vitin 2014, në zgjedhjet e vitit 2013 jam zgjedhur drejtor në komunën e Prishtinës dhe atëherë kam dhënë dorëheqje prej anëtarit të kryesisë për shkak të përgjegjësive që i kam marrë ne ekzekutiv. Është një parim i imi ky të cilin e kam përdorur kur kam qenë drejtor në komunën e Prishtinës dhe të njëjtin e kam bërë edhe tani. Nuk ka asnjë arsye tjetër, e vetmja arsye është që kur e marr një punë në ekzekutiv nuk dëshiroj që të humb kohë me çështje organizative në organizatë sepse ato të marrin shumë kohë”, shtoi Durmishi.

Ajo çka bie në sy, është se ministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mbetur jashtë strukturave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aliu, i cili e udhëheq këtë dikaster, edhe pse konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i njëjti nuk figuron në ndonjë pozitë të rëndësishme në listën e kryesisë së re.

Teksa pyetet se a është e njëjta arsye edhe çështja e ministrit të Infrastrukturës, Durmishi është përgjigjur duke thënë se nuk e di arsyen pse Aliu ka mbetur jashtë strukturave të reja.

“Nuk e si Liburni është me automatizëm anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për shkak të pozitës që ka si ministër, nuk e di arsyen pse nuk është kandiduar për kryesi”, ka thënë ai.

Emrat e përzgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje janë: Glauk Konjufca, nënkryetar i parë, Mrika Limani Myrtaj, nënkryetare e dytë, Alim Rama, sekretar organizativ, Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Boiken Abazi, zv. kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

Dejona Mihaili, koordinatore e Komiteteve, Hajrulla Çeku, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Arlind Manxhuka, drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika