Mesfushori i kombëtares së Bosnjes dhe Hercegovines, Miralem Pjaniç ka besuar në klinikën e Cristiano Ronaldo-s “Insparya”, për një transplant flokësh.
Në rrjetin e tij social, Instagram, Pjaniç ka falenderuar këtë klinikë për flokët e shëndetshme.
“Kam besuar në mikun tim Cristiano Ronaldo, i cili më siguroi të vij këtu dhe të punoj me këta njerëz të mrekullueshëm, kështu që jam shumë i lumtur”, ka thënë Pjaniç në video.
Pjavic e ka kryer në fshehtësi trajtimin e mbjelljes së flokëve. Menjëherë pas ndryshimit të modelit të tij të njohur, mbështetësit e tij e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Ronaldo ka hapur klinikën e tij të parë të specializuar në transplantin e flokëve, në vitin 2020 në Madrid. Pas suksesit të tij, në vitin 2021 e hapi një tjetër në Marbella.