Këtë të martë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor

Të martën do të mbahet Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet për pushtimin rus të Ukrainës, krizën energjetike, rritjen e inflacionit dhe ofrimin e shërbimeve në rajon dhe botë

Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor





Të martën e 25 tetorit në Prishtinë do të mbahet Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor nën organizimin e  “The Economist”.

Në këtë samit temë diskutimi do të jetë pushtimi rus i Ukrainës, kriza energjetike, rritja e inflacionit dhe ofrimi i shërbimeve në rajon dhe botë, thuhet në përshkrimin e “The Economist”.

Tutje, në përshkrim thuhet se rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën.

“Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet mes të tjerash në përshkrim.

Në panel të samitit rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek, George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika