Një zjarr shpërtheu në një shkollë me konvikt në një komunitet rural jashtë kryeqytetit të Ugandës, Kampala, në Afrikën Lindore, ku ka vrarë 11 njerëz, përfshirë fëmijë.
Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i policisë të martën, Luke Owoyesigire, i cili ka thënë se incidenti gjatë natës ndodhi në një shkollë për të verbërit në rrethin e Mukono, duke mos ofruar më shumë detaje.
Në një deklaratë, policia ka thënë se gjashtë persona të tjerë u shtruan në spital në gjendje kritike.
Po ashtu, sipas tyre, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin në shkollën për të verbëritë Salama.
Fatuma Ndisaba, një zyrtare e lartë në Mukono, i ka thënë transmetuesit lokal NTV se viktimat, duke përfshirë fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, u dogjën duke e bërë të pamundshme identifikimin e tyre.
Me mbështetjen e familjeve, ajo ka thënë, trupat e viktimave do të identifikohen përmes hetimeve të ADN-së, raporton AP.
Incidentet e zjarrit në shkolla kanë qenë një shkak shqetësimi për zyrtarët e arsimit në vendin e Afrikës Lindore, ku klasat dhe konviktet shpesh janë të mbushura me njerëz.
Zakonisht nuk ka pajisje zjarrfikëse në vend, dhe zyrtarët ndonjëherë fajësojnë incidentet për lidhjet e dobëta me elektricitet.
Dy konvikte në një shkollë me konvikt të njohur në Kampala u shkatërruan në incidente të veçanta në vitin 2020. Askush nuk u lëndua.
Në vitin 2008, 19 nxënës të shkollave fillore u vranë në një shpërthim zjarri gjatë natës në një shkollë me konvikt.