Murati: Përkundër krizave, ekonomia është në nivel të shëndoshë

Ministri Murati në margjinat e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka thënë se përkundër krizave, ekonomia e Kosovës është në nivel të shëndoshë dhe se është bërë më rezistente, pasi është përballur me sfida edhe në të kaluarën

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë ka thënë se ekonomia e Kosovës tashmë është bërë rezistente, pasi është përballur me sfida edhe në të kaluarën.

“Ndërmarrësit kanë kaluar vështirësi, janë bërë më rezistentë, këtë vit përkundër të gjitha vështirësive, ekonomia është në nivel të shëndoshë”, ka thënë Murati.

Murati për menaxhimin e krizës ekonomike ka thënë se Qeveria ka ofruar një sërë masash.

“Kemi mbështetur bizneset së pari, duke subvencionuar ato, kemi dashur që të ketë prodhues të gatshëm që të prodhojnë dhe të mbushin hendeqet”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se duhet që të trajtohet kjo krizë me masa të kujdesshme.

“Duhet që të mos rrëshqasim në masa të pakujdesshme, duhet të trajtojmë qëndrueshmërinë afatgjate të çdo krize”.

Sipas tij, kjo krizë nuk ka prekur vetëm Kosovën, por është një krizë globale.





Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika