Policia konfiskon mbi 670 pako me barna të kontrabanduara

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka konfiskuar 674 pako me barna të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara

Barnat e kontrabanduara





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në pikën kufitare në Gjilan, kanë pranuar informacione se nga territori i Serbisë ka hyrë një automjet i dyshuar, i ngarkuar me mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Automjeti i dyshuar ka qenë me targa serbe dhe i njëjti ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Gjatë kontrollit të veturës nga policia, aty janë gjetur 676 pako me barna të llojeve të ndryshme.

“Pas pranimit të informacioneve njësitë patrulluese kompetente kanë ndërmarrë veprime për ndalim të mjetit të dyshuar me ç’rast kanë vendosur një pikë kontrolli vëzhguese, ku si rezultat është arritur që të ndalohet automjeti i dyshuar, me targa serbe, i cili kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur gjithsej 676 pako me barna të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori, dhe sipas policisë me urdhër të tij personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar për procedura të mëtejme.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika