Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se të gjithë aplikantët për subvencionim të efiçiencës së energjisë, ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në fazën e dytë deri më shtatë nëntor 2022.
Në njoftimin për media thuhet se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në fazën e parë dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në fazën e dytë.
“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Ekonomisë.
Mes tjerash, ministria ka ftuar të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.