Dy persona kanë pësuar lëndime nga gjuajtja me armë në rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Nuhi Gashi’ në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën e 25 tetorit, rreth orës 16:00.
Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe se policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore.