Këmbësori humb jetën pas u godit nga makina

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit, një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë. Bëhet e ditur se Njësia Rajonale e Policisë së Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti

Ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Bëhet e ditur se Njësia Rajonale e Policisë së Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika