Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur se pse nuk është duke u shtyrë vendimi i Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme “KM”. Sipas tij, kërkesa e shteteve perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të paqarta për Qeverinë Kurti II.
“Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet e Quint-it duhet ta drejtojnë presionin kah presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe jo kah Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.
Sipas Dugolli, shtyrja ka ndodhur një herë, nuk ka ndonjë arsyeja të qartë se pse duhet të shtyhet dy herë.
“Është shumë e rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e edhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës nuk e ka kontestuar të drejtën e Kosovës për zbatimin e vendimit për targat dhe kjo është shumë me rëndësi”, ka deklaruar Dugolli.
Më tej, ai ka mohuar kërkesat për fushatat sensibilizuese për qytetarët e serbë në Veri të Kosovës, por sipas tij , presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “po deklarohet po flet në emër të serbëve të Kosovës, është një pozicion politik i Vuçiq-it, i njohur”.