“Pandemia nuk ka mbaruar”, IKShPK-ja alarmon për variante të reja

IKShPK-ja ka paralajmëruar për dy variante të reja të koronavirusit, duke u bërë thirrje qytetarëve se masat mbrojtëse kundër Covid-19 duhet të vazhdojnë, pasi sipas tyre, mund të rriten rastet në javët në vijim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)





Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka alarmuar për variante të reja të COVID-19 që po shfaqen nëpër vende të ndryshme të botës, duke u bërë thirrje qytetarëve edhe një herë se masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë për shkak se “pandemia ende nuk ka mbaruar”.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19, por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin e Evropës.

“Në vende të ndryshme të botës po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar. Sipas vlerësimit të fundit në ShBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6 për qind të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, përderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, këto dy variantet janë pasardhës të nënvariantit BA.5 të Omicron, i cili është forma dominuese e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Rregullatorët në Evropë dhe SHBA kanë rekomanduar kohët e fundit dozat përforcuese të vaksinave.

Sipas zyrtarëve evropian nuk ka ende prova që BQ.1 është i lidhur me ashpërsi të shtuar të sëmundjes krahasuar me variantet qarkulluese të Omicron BA.4 dhe BA.5, por paralajmëruan se mund të shmangë mbrojtjeje imunatare, duke përmendur studimet laboratorike në Azi.

Ndërsa, sipas virologëve dhe studiuesve të vaksinave “këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të çojnë në rritje të numrit të rasteve këtë dimër në SHBA, dhe kjo rritje po vërehet në Evropë dhe Mbretërinë e bashkuar”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë javë ka bërë të ditur se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

Ndërkaq, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar se BQ.1 dhe BQ.1.1 javën e kaluar u vlerësua se përbën 9.4 për qind të varianteve qarkulluese.

Gjithashtu, sipas IKSHPK, po vazhdon pandërprerë testimi dhe gjurmimi i të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik, andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

MSh dhe IKShPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika