Lajçak: Ballkani Perëndimor të ankorohet në familjen evropiane

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja duhet të ketë një perspektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor gjersa ka shtuar se duhet të ankorohet në komunitetin e vlerave evropiane

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në konferencën ”Evropa Lindore dhe Juglindore”





Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në margjinat e konferencës ”Evropa Lindore dhe Juglindore” e organizuar nga Forumi “Delphi” ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të ankorohet fuqishëm në komunitetin demokratik të vlerave evropiane.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se në këtë konferencë po ashtu ka përmendur se BE duhet të ketë një perspektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor.

“Në konferencën e sotme, ”Evropa Lindore dhe Juglindore” organizuar nga forumi “Delphi”, fola për rëndësinë e një perspektive të besueshme nga BE për Ballkanin Perëndimor për të ankoruar fuqishëm rajonin në komunitetin tonë demokratik të vlerave”.

Ndryshe, më 22 tetor emisari Lajçak ishte për vizitë në Kosovë.

Ai u prit në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak kishte thënë se shmangia e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet një synim i BE-së.

Ndërkaq më 7 tetor, Lajçak në një intervistë kishte deklaruar se anëtarësimi në BE nuk është dhuratë, pasi duhet të ndërtohen standarde evropiane.

“Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin – le të mendojmë më pak se çfarë dëshiron BE-ja, dhe fokusohemi në përmbushjen e detyrave tona”, kishte thënë Lajçak.

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika