Konjufca takon shefin e BE-së, pranon Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022, nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog. Ai ka thënë se ditëve në vijim do t'i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t'i adresojnë të gjitha të gjeturat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të martën e 26 tetorit, është takuar me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022.

Konjufca e ka njoftuar Ambasadorin Szunyog përkitazi me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e Legjislaturës së VIII-të, teksa ka përmendur përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të Punës, pas më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin.

“Është e rëndësishme të theksohet fakti se Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratoi 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Konjufca ka vlerësuar se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur “si asnjëherë më parë”.

“Po ashtu shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë”, thuhet në njoftim.

Kryeparlamentari Konjufca ka theksuar se ditëve në vijim do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t’i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.

Ndërkaq, përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika