Qeveria e re serbe, betohet ta “ruaj Kosovën në kuadër të Serbisë”

Në tekstin e betimit të Qeverisë së Serbisë, thuhet se ata do ta zotohen për nderin tyre që të respektojnë Kushtetutën e Serbisë  dhe ligjet, dhe do t'i kryejnë detyrat e mia si anëtar i Qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe përkushtim  për të ruajtur Kosovën në kuadër të Republikës së Serbisë

Qeveria e re e Serbisë

 





Qeveria e Serbisë është votuar nga Kuvendi i Serbisë, me 157 vota “pro” dhe 68 vota “kundër”, nga deputetët e popullit. Se çfarë në detajesh bien në sy është së Qeveria e re të Serbisë, përsëri do të drejtohet nga Ana Brnabiq. Për veç kësaj një detaji që bie në sy është dhe posti Ministrit  i Punëve të Jashtme, në të cilën është zgjedhur, Ivca Daçiq, ish-zëdhënësi i ish-peridentit të Serbisë, Sllobodan Milloshoviq-it.

Pas leximit të tekstit të betimit, anëtarët e Qeverisë garantuan me firmosje se do ta respektojnë betimin.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem për nderin tim që të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, t’i kryej detyrat e mia si anëtar i Qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe përkushtim  për të ruajtur Kosovën në kuadër të Republikës së Serbisë”, thuhet në tekstin e betimit të Qeverisë së Serbisë.

Në ceremoninë e betimit ishte prezent dhe  presidenti i Serbisë  Aleksandar Vuçiq, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Brnabiq ka prezantuar një ekspoze të shkruar në 76 faqe dhe propozoi kandidatë për ministra. Ajo ka thekeksuar se “vijat e kuqe të Serbisë janë të qarta për të gjithë” dhe se këto janë interesat e Serbisë dhe pavarësia e shtetit në vendimmarrje dhe ato vija të kuqe i quajti “të shenjta”.

Përveç kryeministrit, Qeveria e re e Serbisë do të ketë edhe 28 ministra të tjerë, tre prej të cilëve janë pa portofol.

Zëvendëskryeministri i parë, i ngarkuar për politikën e jashtme dhe sigurinë, Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq

– Zëvendëskryeministri, Ministri i Financave, Siniša Mali

– Zëvendëskryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq

– Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq

– Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Tomislav Momiroviq

– Ministri i Ekonomisë, Rade Bast

– Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Jelena Tanaskovic

– Ministrja për Mbrojtjen e Mjedisit, Irena Vujoviq

– Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq

– Ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviç

– Ministrja e Drejtësisë, Maja Popoviq

– Ministri për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Aleksandar Martinoviq

– Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social, Tomislav Žigmanov

– Ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq

– Ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Miščević

– Ministri i Arsimit, Branko Ružić

– Ministrja e Shkencës, Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Jelena Begoviq

– Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq

– Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nikolla Selakoviq

– Ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi, Darija Kisiq

– Ministri i Turizmit dhe Rinisë, Husein Memic

– Ministri i Sportit, Zoran Gajiq

– Ministri për përkujdesje ndaj fshatit, Milan Krkobabiq

– Ministri për Telekomunikacion dhe Informim, Mihailo Jovanoviq

– Ministri për Investime Publike, Marko Blagojeviq

– Ministrat pa portofol, Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq dhe Edin Gjerlek, rporton N1, trasnmenton Portali Dukagjini.
 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika