Dibran Hoxha, pjesëtar i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe njëherit, analist në Debat Plus ka thënë se janë organizatat studentore të lidhura me pushtetin ato të cilat po dëmtojnë lirinë dhe autonominë e Universitetit të Prishtinës.
I ftuar në Debat Plus, kësaj radhe Hoxha vie me një grumbull dokumentesh përmes të cilave tregon rastet e plagjiaturës së anëtarit të Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj.
“Ky është punimi i doktoratës së kiëtij anëtari tën Këshillit Drejtues, Selim Bezeraj. Pjesët e hijezuara janë të kopjuara nga një temë e një studenti të Vjenës, pjesë të përkthyera të cilat më vonë i ka prezantuar si të vetat”, ka tthënë Hoxha gjersa ka treguar pjesët e hijezuara në ekran.
Sipas Hoxhës, brenda UP-së ekzistojnë organizata të cilat janë të lidhura me pushtetin e këtu, ai përmend organizatën “SKV” e cila sipas tij është e lidhur me pushtetin. E njëjta ka bërë koalicion me organizatën Reforma për të cilën, Hoxha thotë se ka të kaluar kriminale.
“Ky zotëriu përfaqëson një organizatë me të kaluar kriminale”, i është drejtuar Hoxha Hasanit nga organizata Reforma gjersa ka kujtuar mesazhet e të njëjtit ku thuhej “ Esat, 5000 ja lyp këtij të Istogut, paret i kemi të sigurta, kqyr me Mujën direkt”.
Altin Sahiti nga Ministria e Arsimit është ai i cili sipas Hoxhës, kishte gënjyer publikisht.
Hoxha ka kujtuar rastin kur Sahiti ishte pyetur se pse nuk ishte dërguar në Këshillin e Etikës rasti i Selimit, i njëjti ishte përgjigjur se këshilli drejtues nuk ishte i ai i cili u jepte kahjen çështjeve të tilla.
“Organizatat e lidhura me pushtetin po e cenojnë lirinë dhe autonominë e univeritetit, kjo është tragjedia e shoqerisë sonë”.