Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka reaguar pas betimit të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se asgjë nuk do të ndryshojë më këtë përbërje por vetëm do të këtë “Vazhdimësi të Serbisë problematike”.
“Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Më tej ai ka thënë se kjo është shprese dhënës për ambiciet të “Botës serbe”.
“Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”, ka deklaruar Kamberi.
Ai ka sqaruar se qeveria e re është zgjedhur por shefi i saj ende mbete i po ai vjetri.
“Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së”, ka shtuar ai.
Kamberi ka përfunduar duke theksuar se qeveria e re Serbisë është duke mohuar realitetin që ka ndodhur më 17 shkurt 2008 më qëllim të “prolongimit të marrëveshjes finale”.