Traumat e lëndimeve nga minat: Si t’i trajtojmë ato?

Minat kanë qenë të fshehura në kohën e luftës, por kanë ngelur edhe pas saj. Lidhur me këtë çështje në emisionin “Jeto” në Radio Dukagjini, ka qenë i ftuar psikologu klinik, Naim Telaku, i cili ka thënë se personat të cilët bien në mina, përballen me barrë të rëndë mendore, që mund të ndikojë tek ta gjatë gjithë jetës

Si një vend i dalë nga lufta jo shumë kohë më parë, kemi shumë raste të përballjes me minat e fshehura gjatë luftës edhe pas saj. Ka shumë raste të lëndimeve të rënda nga minat e mbetura, e madje edhe humbje të jetëve.

E personat që bien në mina e mbesin të lënduar rëndë, përballen edhe me një barrë të rëndë mendore, që i shtohet lëndimeve fizike. Kështu deklaroi psikologu klinik, Naim Telaku i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini.

Telaku theksoi se një lëndim nga mina është më i rëndë se lëndimi në fushëbetejë, pasi në këtë të fundit personi është i përgatitur për fatkeqësi, teksa kur bie në minë fatkeqësia ndodh nga asgjëja, truri është i papërgatitur për një ngjarje të tillë.

Psikologu theksoi se me rastin e lëndimit nga mina racionaliteti i ekzistencës shkatërrohet për një moment, shkatërrim ky që ka rrezik të mbetet për gjithë jetën.

Dëmet sipas tij nuk janë vetëm fizike, pasi krijohet një traumë e cila dëmton funksionimin e shëndetit mendor gjatë gjithë jetës, duke krijuar frikë të akumuluar, pasiguri, energji negative që kthehet kundër vetvetës e që personin e privon nga jetesa normale.

Për më tepër shton Telaku, dëmtohet imazhi për vetën pas dëmtimit trupor, duke lënë emocione negative për gjithë jetën, duke bërë që trupi të jetë më senzitiv, personi të ketë vështirësi në vëmendje pasi gjatë gjithë kohës e pret fatkeqësinë tjetër se kur do të ndodhë, duke mos u bindur se mund të kthehen në normalitet, duke bërë normalitetin një sfidë të madhe.

Sipas psikologut një traumë e përsëritshme që ndodh disa herë, bëhet aq e rëndë saqë e shtyen trurin që të ndalë vetën për të mos përjetuar traumen, duke arritur të shkarkohet deri në formën e epilepsisë.

“Trauma është një proces kompleks, personi ka një lloj gjase të fajësojë vetën për faktin se si ka ndodhur fatkeqësia. Kjo e rëndon gjëndjen traumatike, andaj është i rëndësishëm intervenimi i psikologut.”

Në lidhje me trajtimin, Psikologu thotë se medikamentet janë të rëndësishme, por janë të pamjaftueshme. Ai deklaron se në rast të traumave të rënda, është mëse e nevojshme komunikimi me psikologë profesionistë, duke futur në përdorim teknika të psikoterapisë së bashku me medikamentet.

Telaku shton se personat që përjetojnë trauma të tilla mbyllen për botën, e shohin gjithçka si të rrezikshme, frikësuese, andaj pa psikoterapi të mirëfilltë është e vështirë të ulet niveli i kësaj traume.

Psikologu përfundoi duke theksuar se asnjë telashe psikologjike nuk tejkalohet pa riintegrimin e personit në jetë e shoqëri.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika