Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë një ftesë nga Këshilli Atlantik në Washington, për të biseduar me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Lidhur me ftesën, Hoti ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Herzog është një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tutje, Hoti ka shtuar se Herzog ka dhënë kontribut për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.
“Isaac Herzog, një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja për kontributin e tij për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, është shprehur Hoti.
Ish-kryeministri, Hoti ka vlerësuar se vendi është i bekuar që ka miq të tillë.
“Jemi të bekuar që kemi miq të tillë!”, ka përfunduar Hoti.