Bashkimi Evropian do të ndajë 75 milionë euro për Kosovën për të menaxhuar situatën me krizën energjetike.
Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se Rusia po e shfrytëzon energjinë si armë për të manipuluar tregjet, gjë që ka ndikuar edhe te Kosova.
“Po përpiqemi që të mos i lëmë çmimet të shkojnë shume lart, meqë jemi një union energjetik. Do të përfitoni mbështetje financiare, do t’u japim një grant prej 75 milionë eurosh për të mbështetur bizneset dhe ekonomitë familjare. Do t’i përfundojmë procedurat deri në fund të janarit, në mënyrë që nga janari të mund të shpërndahen”, ka deklaruar ajo.
Russia’s energy war is hitting us all. We are with you.
With our energy support package, the EU is providing Kosovo with €75 million to protect citizens and businesses.
And with investments for your energy future. https://t.co/FTfZ1UAO5r
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 27, 2022
Këto grante, siç ka theksuar Von Der Leyen, do të shpërndahen deri në fund të janarit që pastaj të procedohen për qytetarët.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në këtë konferencë ka thënë se Kosova ka rikonfirmuar se ka përmbushur të gjitha standardet për vizat, gjersa ka shtuar se ka mbetur vetëm edhe Këshilli Evropian që të bindet.
Ajo ka thënë se do të mundohet për qytetarët e Kosovës që sa më shpejt të lëvizin lirshëm.
Von der Leyen: Evropa nuk është e plotë pa Kosovën, do t’ju mbështesim aq sa mundemi