Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg në seancën e 27 tetorit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, opozita ka kundërshtuar këtë projektligj.
Ferat Shala nga radhët e PDK-së, ka thënë se jo vetëm që do e kundërshtojnë, por madje mund ta ankimojnë edhe në procese gjyqësore pasi siç thotë ai është anti-kushtetues.
“Ne edhe në seancat e kaluara kemi treguar që jemi kundër këtij projektligji, për mënyrën si është trajtuar, është një projektligj anti-kushtetutes”.
Po ashtu edhe Mërgim Lushtaku nga radhët e PDK-së, ka thënë se “veç pse janë 63 deputetë e ka numra për votim, nuk do të thotë që këto projektligje janë të mira, kjo është arroganca e numrave”.
Ndërkaq me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim edhe projektligji për mbështetjen e punëve publike.