Një poezi për të shpjeguar të gjithë botën rreth nesh

Titus Lucretius Carus (Lukreci) ishte një poet epikurian i epokës së vonë republikane romake. Poema e tij me gjashtë libra latine me hekzametër De rerum natura, e përkthyer ndryshe Mbi natyrën e gjërave dhe Për natyrën e universit, mbijeton praktikisht i paprekur. Ai në njërën nga poezit e tij në mënyrë indirekte absurdin e jetës

Ilustrim nga Olivier Otelpa

“Del shpesh nga shtëpia e tij e shkëlqyer,

Ai që mërzitet së ndenjuri aty, por megjithatë kthehet

Se asgjë më të mirë nuk mund të gjejë jashtë.

Duke rrahur kuajtë, vrapon shpejt te vila e vet,

Si për të shuar ndonjë zjarr.

Por sa mbërrin të dera e saj, fillon të gogësisë

ose e zë gjumi i rëndë, duke kërkuar harresën,

Apo merr vrapin për t’u rikthyer në qytet”.

Kështu shkruan poeti dhe filozofi antik, Lukreci, (Titus Lucretius Carus) në eposin De reum natura (pjesa III, 1073) e që në shqip do të thotë Natyra e gjërave. Kjo poezi e Lukrecit tenton të shpjegojë absurdin e jetës së përditshme, dhe pse jo atë se cka dëshironte ndoshta vetë Lukreci që të spjegonte me këtë liber me poezi.

Emma Woolerton në një artikull për Guardian shkruan për atë se cka në të vertetë shtjellon ose mundohet ë shtjellojë Lukreci.

“Zgjedhja e poezisë si një mjet për të diskutuar dhe (siç është qëllimi i deklaruar i Lucretius) mësimi i fizikës mund të na duket i çuditshëm, por Lucretius ka pasur një precedent në filozofët para-Sokratikë, të cilët u përpoqën të shpjegonin fizikën e botës, si disa shkroi në vargje; më së shumti (për Lukrecin), Empedokliu kishte shkruar një vepër, Mbi natyrën, duke paraqitur teorinë e tij fizike (ai besonte se gjithçka ishte bërë nga katër elementët). Ideja e një poeme latine për fizikën atomike na shtyn, megjithatë, jo vetëm sepse ne nuk e lidhim natyrshëm fizikën me vargun, por sepse kur dikush përmend atomet, ne priremi të mendojmë për përplasës të mëdhenj të hadronit dhe jo për toga”.

Por, disa shekuj para Lukrecit, disa grekë mendimtarë të cilët kishin arritur të kuptonin se bota përbëhej nga disa grimca të pandashme, e ata këto grimca i quajtën atome. Pra, atom që do të thotë i “pandashëm”.

Përvec teorisë së tij fizike që ai paraqet në këtë libër, këtë poezi specifike të Lukrecit mund të marrim dhe ta vendosim brenda një shpjegimi për jetën e përditshme në një shoqëri bashkëkohore, ku e vetmja gjendje e një njeriu është bredhja e vazhdueshme në botë.

Bredhja

Poezia na bën të mendojmë për një njeri bredharak. Ai bredh nga shtëpia në qytet, nga qyteti në shtëpi.

Nuk gjen askund qetësinë e tij, pasi në këtë askund nuk është vendi i tij, ai është i huaj në çdo moment, kjo poezi tregon se si bota është krejtësisht singulare dhe ka humbur homogjenitetin e saj, pra e gjithë bota është kthyer në një “hapësirë të çfarëdoshme” (any spce whatever). Dhe njeri vetëm bredh, kalon nga një pikë në tjetrën.

Është shkëputja e njeriut me botën e jashtme, për shkak të boshllëkut që gjen jashtë.

Kjo poezi e Lukrecit mbi 2000 vjet më parë mund të ketë “mallkuar”, nëse nuk e ka mallkuar, atëherë e përcjellë dhe e ka shtjelluar njerëzimin me mosgjetjen e një vendi ku gjen qetësinë shpirtërore.

Ndoshta, Epikuri gjatë periudhës kur Aleksandri i Madh u ngrit në pushtet, miratoi dhe përshtati atë teori atomike për një qëllim shumë specifik: promovimin e lumturisë njerëzore, por është e vështirë të gjesh ndonjë shkëndijë të lumturisë në këtë poezi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika