Publikohen fotot e të dyshuarve që kishin vjedhur 6 mijë euro nga xhepi i qytetarit, policia kërkon bashkëpunim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndonëse ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave, deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre. E njëjta ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në gjetjen e tyre

Personat e kërkuara

Sektori i hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarve të cilët kishin kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë në janar të këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndonëse ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave, deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.

“Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tyre. Andaj  Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, shkruan në postim.

Më 31 janar të këtij viti, të dyshuarit kishin vjedhur para në shumë prej 6 mijë eurosh nga xhepi i një qytetari.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e publikuara, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika