Haradinaj: Ka mbi një vit që punohet për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sipas të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ai është duke punuar që për mbi një vitit për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

 





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se kjo marrëveshje do t’i rregullonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Më tej, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një tubimi me qytetarët e Deçanit, ka treguar se ai ka qenë i angazhuar teshë një vite për të dhënë kontributin e tij për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

“Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar shqetësimet e qytetarëve  për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në Kosovë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika