Serwer për sulmet nga strukturat kriminale serbe: Beogradi duhet të frenojë përfaqësuesit e tij

Profesori amerikan në Universitetin "John Hopkins" të SHBA-së, Daniel Serwer, teksa është pyetur lidhur me rastet e sulmeve nga strukturat kriminale serbe ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave nga ato ilegale në ato RKS, ka thënë se të njëjtat mund të mos jenë vetëm struktura kriminale, por edhe politike. Ai ka theksuar se Beogradi duhet të frenojë përfaqësuesit e tij

Profesori amerikan, Daniel Serwer





“Nuk jam i sigurt se janë vetëm struktura kriminale. Mund të jenë edhe politike. Beogradi duhet të frenojë përfaqësuesit e tij”.

Kështu ka thënë profesori amerikan në Universitetin “John Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, teksa është pyetur lidhur me rastet e sulmeve nga strukturat kriminale serbe ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave nga ato ilegale në ato RKS.

Që nga një shtatori i këtij viti, në Veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së veturave të qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS.

Ilustrim

Disa ditë para përfundimit të afatit për targat ilegale, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është kërkuar që të shtyhet vendimi për konvertimin e targave ilegale në ato RKS.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij të fundit në Prishtinë, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vendimi për targat të shtyhet për 10 muaj. Kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, deri më tani, Qeveria e Kosovës, nuk ka ndryshuar qëndrim.

A mund të shkaktojë trazira – mosshtyrja e vendimit për çështjen e targave të paligjshme?

Në të kaluarën, si pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ashtu edhe ata të komunitetit serb, ishin cak i sulmeve për të cilat Qeveria e Kosovës ka fajësuar “bandat kriminale” në Veri.

Profesori amerikan ka theksuar se “trazirat shkaktohen nga ata që bëjnë trazira”.

“Nevoja për të marrë një targë të lëshuar nga autoriteti kushtetues në territorin ku jetoni nuk është justifikim për trazira”, ka thënë Serwer.

Profesori amerikan e ka komentuar edhe raportimin se një kontingjent i forcave serbe dhe ruse ka mbërritur në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ardhja e forcave serbe dhe ruse në Kosovë do të ishte një provokim i madh ushtarak e politik, për të cilin përgjegjësia për t’u marrë më të do të ishte e KFOR-it.

“Ardhja e forcave serbe dhe ruse në Kosovë do të ishte një provokim ushtarak me rëndësi të madhe, jo vetëm politik. KFOR-i do të ishte përgjegjës për t’u marrë me të dhe për të rivendosur integritetin territorial të Kosovës. Por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo ka ndodhur vërtet. Shpresoj se nuk do të ndodhë kurrë. Sa më shpejt që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet plotësisht funksionale, aq më mirë”, ka thënë Serwer.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se që nga një nëntori, makinat me targa të lëshuara nga Serbia nuk do të mund të qarkullojnë më.

Lidhur me çështjen e targave, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, më 27 tetor.

Pas këtij takimi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar për barrikada në rast se Kosova konfiskon makinat apo targat e serbëve.

Bllokadat e fundit në pikën kufitare në Jarinjë

Edhe pse targat serbe në Kosovë konsiderohen si të paligjshme, ato deri më tani janë toleruar në Veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe një gusht, serbët lokalë në Veri të Kosovës kishin vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit.

Por, me kërkesë të ndërkombëtarëve, vendimi për zbatimin e tyre ishte shtyrë për një shtator.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika