Stano: Vendimi i Kosovës për targat është legjitim, por duhet periudhë kohore prej 12 muajsh për riregjistrim

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për parandalimin e targave të paligjshme “KM”,  është legjitimi sipas Bashkimit Evropian, por, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë thirrje të bëhet shmangia e tensioneve

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 





Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për vendimin e Republikës së Kosovës, më të cilën do t’i ndal nga qarkullimi targat e paligjshme “KM”.

Stano ka theksuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme të parandalohen çdo lëvizje që do të çonte në rritje të tensioneve”.

“BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë se vendimi i Kosovës për regjistrimin e targave është legjitim”, ka deklaruar Stano për mediumin serb N1.

“Megjithatë, sipas Marrëveshjeve për Lirinë e Lëvizjes në Dialog nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikën evropiane”, ka shpjeguar ai.

Sipas Zëdhënësit të BE-së, Serbia dhe Kosova më së paku kanë nevojë  për tensione.

“Përfundimet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes përfshinin afate për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime.” Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtit arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më kuptimplote dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur. Kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbët e Kosovës në veri të marrin kartat e identitetit të Kosovës dhe patentë shoferët e Kosovës”,  ka kërkuar Stano.

Stano, iu ka bërë thirrje të dyja palëve që të jenë sa më konstruktive në dialog dhe të punojnë për “për të parandaluar çdo përshkallëzim të tensioneve, sepse kjo do të shkonte në kundërshtim me interesat e të dy popujve”.

Ai ka përfunduar duke thënë se “interesi i tyre më i rëndësishëm është të ecin përpara drejt Evropës kjo ka një rëndësi të veçantë në kontekstin aktual gjeopolitik, duke pasur parasysh ruajtjen e stabilitetit në rajon”.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika