Haradinaj për draftin franko-gjerman: Nuk kemi arsye të friksohemi nga propozimet e ShBA-së

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se propozimi franko-gjerman është i mirë për Kosovën

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës





Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të hezitojë ndaj propozimeve të ShBA-ve.

Duke folur për draftin franko-gjerman, ai ka thënë se personalisht nuk e ka parë, por me ato informata që i posedon, ka theksuar se në të ka referenca të përafërta të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se kërkesë eksplicite e AAK-së është të ketë njohje reciproke.

“Çkado që e propozon ShBA nuk kemi arsye me u frikësu, përvoja na ka tregu që të paktën në 30 vitet e fundit, nuk na ka ardhë diçka e dëmshme”, ka thënë ai.

“Natyrisht që unë personalisht nuk e kam pa. Kam bisedu me miq të tjerë që kanë marrë pjesë në takim me Kryeministrin kurti, mendoj që ka referenca të përafërta dhe të sakta me një status të pavarësisë së Kosovës”, ka vijuar Haradinaj.

Haradinaj, ka deklaruar se tashmë është në dijeni për përmbajtjen e dokumentit të propozuar, derisa e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e kishte refuzuar ekzistencën e tij.

“E di cka posedon dokumenti, por meqenëse është sensitive, vetë presidentja osmani i quajti fake news, sot tha jemi duke e shqyrtu propozimin franko-gjerman”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj, ka thënë se ky është momenti i duhur që Kosova ta mbyllë kapitullin e saj me Serbinë.

Për propozimin franko-gjerman, ka thënë se ato që kanë dalë në media nuk janë tërësisht të sakta.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika