Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm në itali. Ndër të plagosurit përfshihet edhe futbollisti i huazuar i Arsenalit, Pablo Marí, transmeton BBC.
BBC thotë se një punonjës i supermarketit “Carrefour” vdiq pasi një burrë filloi të sulmonte njerëzit në qytetin e Assago.
Mes të lënduarve ishte edhe Pablo Mari, futbollisti i huazuar nga Arsenali.
Një i dyshuar 46-vjeçar është arrestuar ndërsa motivi i sulmit nuk është ende i qartë. Sipas mediave italiane, sulmuesi ka pasur probleme mendore.
Pablo Mari was one of six people stabbed in a shopping centre in Milan.
— GOAL News (@GoalNews) October 27, 2022
Gazeta italiane ka bërë të ditur se një burrë i aramtosur me thikë ka plagosur pesë persona brenda një qendre tregtare në via Milanofiori, në Assago, në provincën e Milanos, rreth orës 19:00.
Tre nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike, një person i katërt është në gjendje më pak të rëndë. Mes të plagosurve është edhe futbollisti i Monzas, Pablo Marí i cili ndodhej aty me gruan dhe djalin e tij, raporton gazeta italiane.
Arsenal ka dalur me një reagim publik lidhur me plagosjen e viktimave.
“Mendimet tona janë me Pablo Mari dhe viktimat e tjera të incidentit të tmerrshëm të sotëm në Itali. Ne kemi qenë në kontakt me agjentin e Pablos, i cili na ka thënë se ai është në spital dhe nuk është lënduar rëndë”, ka shkruar Arsenal.
Për plagosjen e lojtarit ka reaguar edhe gazetari ndërkombëtar i sportit, Fabrizio Romano.
“Ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit, Pablo Marì u godit me thikë nga një i çmendur në një qendër tregtare afër Milanos, sipas raportimeve. Ai është në mesin e gjashtë personave të goditur me thikë – dhe tani është në spital”, ka shkruar ai në Twitter.
Former Arsenal centre back Pablo Marì got stabbed by a mad man in a shopping center close to Milano, per reports.
He’s amongst six people stabbed — and he’s now at the hospital.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 27, 2022
“Sapo e mora vesh. E di që Edu [drejtori teknik i Arsenalit] ka qenë në kontakt me të afërmit e tij. Ai është në spital, por duket se është mirë”, ka thënë Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Mari, një mbrojtës spanjoll 29-vjeçar, iu bashkua Arsenalit nga skuadra braziliane Flamengo në janar 2020. Ai ka luajtur vetëm 19 herë për Topçinjtë dhe aktualisht është në huazim me klubin italian Monza.