I pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është e rëndësishme të shmangen tensionet lidhur me çështjen e ndërrimit të targave në RKS gjersa ka theksuar se SHBA-të dënojmë veprimet për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar ato.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka reaguar pas një postimi të një komenti të sekretarit të Blinken përmes së cilës, bënte të ditur se i njëjti kishte zhvilluar një bisedë me Kurtin.
“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka shkruar Hovenier.
Important to avoid tensions and postpone implementation of new license plate rules. We also condemn actions to intimidate or retaliate against those who have changed their plates. https://t.co/LkujTK0opf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 27, 2022
Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar për targat në vend.
Chollet ka thënë se pjesë e diskutimit me Kurtin ishte shmangia e tensioneve dhe njëherit shtyrja e zbatimit të vendimit për targat.
“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.
Spoke w/ Kosovo PM @albinkurti today to discuss the importance of avoiding tension & postponing the implementation of new license plate rules, without confiscations or fines. Also discussed our partnership & shared goals of advancing Kosovo's European & Euro-Atlantic integration.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) October 27, 2022
Hiç më larg se në mesnatën e 26 tetorit, një automjet i tipit Volswagen Bora është djegur në Leposaviq. Pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.
Djegia e veturave me targa të konvertuara – “po përdoret si presion nga strukturat kriminale serbe”